Pas pajtimit me Don Xhonin, Stresi: Jemi në bisedime që të pajtojmë Adelinën me Leonorën
Arkimed Lushaj – Stresi dhe Don Xhoni kanë lënë pas të gjitha hatërmbetjet me njëri-tjetrin. Ata janë pajtuar së fundmi dhe ndërmjetësues i tyre ka qenë ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci. Pas kësaj, reperi nga Shqipëria ka bërë një reagim me një postim të ndarë në InstaStory. “Jemi në bisedime e sipër tash me pajtu…

Arkimed Lushaj – Stresi dhe Don Xhoni kanë lënë pas të gjitha hatërmbetjet me njëri-tjetrin.
Ata janë pajtuar së fundmi dhe ndërmjetësues i tyre ka qenë ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci.
Pas kësaj, reperi nga Shqipëria ka bërë një reagim me një postim të ndarë në InstaStory. “Jemi në bisedime e sipër tash me pajtu Adelina Ismailin dhe Leonora Jakupin”, ka shkruar ai.Stresi edhe pak ditë më parë si i ftuar në Big Brother VIP Kosova 3 për 24 orë i ka lëshuar një ‘diss’ Don Xhonit.
“Drenica është për luftë, jo për muzikë”, ka qenë deklarata e bërë që u aludua për Xhonatan Isufin (emri i vërtetë).
Sidoqoftë, ata tani kanë lënë pas të gjitha dhe mbetet të shihet për raportin e tyre në vazhdim.