Pas rrëfimit të Ramadan Nishorit për përjetimet e dhu*nimit sek`sual gjatë luf*tës në Kosovë, Krasniqi falënderon qytetarët dhe mediat për përkrahjen

Pas rrëfimit publik të Ramadan Nishorit për përjetimet e dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë, aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjete sociale, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e marrë nga qytetarët dhe mediat. “Faleminderit nga zemra gjithë popullit tonë, që në heshtje apo me

Pas rrëfimit të Ramadan Nishorit për përjetimet e dhu*nimit sek`sual gjatë luf*tës në Kosovë, Krasniqi falënderon qytetarët dhe mediat për përkrahjen

Pas rrëfimit publik të Ramadan Nishorit për përjetimet e dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë, aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjete sociale, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e marrë nga qytetarët dhe mediat.

“Faleminderit nga zemra gjithë popullit tonë, që në heshtje apo me zë të lartë, është bërë pjesë e përkrahjes për vuajtjet tona, për dhimbjen e pashëruar që solli dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Ajo vlerësoi guximin e Ramadan Nishorit, duke theksuar se rrëfimi i tij nuk ishte thjesht një tregim personal, por një akt që përfaqëson shumë të tjerë që ende nuk kanë gjetur forcën të flasin.

“Ai nuk foli vetëm për veten – ai foli për shumë të tjerë që ende nuk e gjejnë dot zërin”, ka shkruar ajo.

Në postimin e saj, ajo falënderoi në veçanti Radio Televizionin e Kosovës dhe të gjitha mediat që, siç tha ajo, nuk ishin aty vetëm si raportues, por si mbështetje emocionale dhe dëshmitarë të një kapitulli që shkruhet me ndjeshmëri dhe dinjitet.

“Prania juaj dha mesazhin që nuk jeni vetëm – që shoqëria jonë mund të mësojë, të ndryshojë dhe të kujtojë me respekt ata që e thyejnë heshtjen për të na treguar të vërtetën”, përfundoi Krasniqi-Goodman.