Pas skandalit në BBVA, reagon edhe motra e Gjestit: Ju jemi mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen
Ngjarja e mbrëmshme në Big Brother VIP Albania, ku banori Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi, ka shkaktuar një reagim të madh në rrjet dhe ndjeshmëri të thellë nga publiku. Pamjet e momentit ku Jozi ndërhyn fizikisht ndaj Gjestit kanë sjellë një valë reagimesh dhe mbështetjeje ndaj këtij të fundit – jo vetëm nga…

Pamjet e momentit ku Jozi ndërhyn fizikisht ndaj Gjestit kanë sjellë një valë reagimesh dhe mbështetjeje ndaj këtij të fundit – jo vetëm nga ndjekës të shumtë, por edhe nga persona të afërt të tij.
Një ndër zërat më domethënës që ka thyer heshtjen është ai i motrës së Gjestit, e cila ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi të shkurtë, në Instagram. Ajo ka shprehur falënderime të thella për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që familja e tyre ka marrë pas ngjarjes së papritur brenda shtëpisë së famshme.“Në pamundësi për t’i kthyer të gjitha mesazhet, për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni treguar për të” – shkruan ajo në InstaStory.
Motra e Gjestit nuk ka zgjedhur të komentojë direkt mbi produksionin apo vendimet që do merren, por ka fokusuar mesazhin e saj në vlerësimin për solidaritetin që i është ofruar vëllait të saj nga publiku.
@rmcf90 #gjestioffical #gjesti #gjest ##bigbrotheralbaniavip #bigbrothervipalbania #bbva #fyp ♬ original sound – rmcf90