Pashkët, italianët bëhen gati/ Fillojnë përgatitjet për festën. Të parat, ëmbëlsirat
Italia po përgatitet për Pashkën dhe atmosfera ndihet jo vetëm në Kisha dhe rrugë, por edhe nëpër pastiçeri. Pastiçierët italianë kanë filluar të përgatisin embëlsirat ikonike të tradicionale: torta e pashkës Colomba dhe ëmbëlrira Pastiera Napoletana. Colomba – fjala italiane për pëllumb – quhet kështu për shkak të formës së saj të pëllumbit dhe tradicionalisht [...]Read More...

Italia po përgatitet për Pashkën dhe atmosfera ndihet jo vetëm në Kisha dhe rrugë, por edhe nëpër pastiçeri.
Pastiçierët italianë kanë filluar të përgatisin embëlsirat ikonike të tradicionale: torta e pashkës Colomba dhe ëmbëlrira Pastiera Napoletana.
Colomba – fjala italiane për pëllumb – quhet kështu për shkak të formës së saj të pëllumbit dhe tradicionalisht përfaqëson një simbol të paqes dhe ringjalljes.
Ëmbëlsira klasike bëhet me copa portokalli të ëmbëlsuar, ekstrakt vanilje, të verdha veze dhe gjalpë.
Një pjesë tjetër thelbësore e festimeve italiane të Pashkëve është Pastiera Napoletana, një ëmbëlsirë me rikota që kombinon djathin ricotta me grurë të gatuar, lëvozhgë agrumesh dhe lule portokalli.
Kur bëhet fjalë për të ngrënit e ëmbëlsirave të Pashkëve, 8 nga 10 italianë hanë ëmbëlsira colomba, veçanërisht familjet me fëmijë dhe adoleshentë, sipas një sondazheve të instituteve italiane.
Prodhimi i përgjithshëm i ëmbëlsirave Colomba për Pashkët 2024 ishte mbi 24 mijë ton, e barabartë me 96.7 milionë euro, me konsum prej rreth 31 milionë copë.