Pasi u godit nga vetura, lëndohet prishtinasja
Një këmbësore është lënduar sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë pasi është goditur nga një veturë në ora 07:40. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti ka dhënë detaje për “Front Online”. “Sot rreth orës 07:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me

Një këmbësore është lënduar sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë pasi është goditur nga një veturë në ora 07:40.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti ka dhënë detaje për “Front Online”.
“Sot rreth orës 07:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, njoftoi Ahmeti.