Pasi u lag nga Gerta me alkool në sy, Gjesti niset drejt spitalit me urgjencë
Një ngjarje e rëndë dhe e patolerueshme ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Teksa e gjithë shtëpia po gëzon për dasmën e Loredanës dhe Jozit, dasmë e cila tanimë është kthyer në një traditë në Big Brother Vip Albania, ka qenë Gerta Gixhari ajo e cila i ka […]

Një ngjarje e rëndë dhe e patolerueshme ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Teksa e gjithë shtëpia po gëzon për dasmën e Loredanës dhe Jozit, dasmë e cila tanimë është kthyer në një traditë në Big Brother Vip Albania, ka qenë Gerta Gixhari ajo e cila i ka hedhur alkool në fytyrë Gjestit,shkruan Newsbomb.al
Teksa këngëtari ishte duke kërcyer, ai lagu me ujë Loredanën (skenë e cila nuk është tepër e qartë), ndërkohë gazetarja i është afruar dhe i ka hedhur gotën me alkool në fytyrë.
Pas këtij incidenti Gjestit i është dashur të largohet përkohësisht nga shtëpia për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, fansat kanë kërkuar nga Vëllai i Madh që të marrë masa. Në komentet e lënë në videot e postuara në faqen zyrtare të Big Brother Vip ata kanë kërkuar një zarf të zi për Gertën.