“Pasojat dhe rënia e tregjeve, kosto që SHBA të marrë pas respekt”/ Trump: Negociatat me BE, “në bllok”

Presidenti amerikan Donald Trump mblodhi kabinetin e tij të enjten dhe në prani të gazetarëve diskutoi disa nga temat më të nxehta globale për momentin. Për herë të parë, Trump pranoi se disa problem tranzicioni janë të pritshme, teksa tregjet përballen çdo ditë me rënie pasi ai njoftoi planin e tij të tarifave, të cilin [...]Read More...

“Pasojat dhe rënia e tregjeve, kosto që SHBA të marrë pas respekt”/ Trump: Negociatat me BE, “në bllok”

Presidenti amerikan Donald Trump mblodhi kabinetin e tij të enjten dhe në prani të gazetarëve diskutoi disa nga temat më të nxehta globale për momentin.

Për herë të parë, Trump pranoi se disa problem tranzicioni janë të pritshme, teksa tregjet përballen çdo ditë me rënie pasi ai njoftoi planin e tij të tarifave, të cilin e pezulloi për 90 ditë, duke përjashtuar Kinën.

“Gjithmonë do të ketë vështirësi në tranzicion ishte dita më e madhe në histori për tregjet. Kështu që ne jemi shumë, shumë të kënaqur me mënyrën se si po funksionon vendi. Ne po përpiqemi të bëjmë që bota të na trajtojë me drejtësi. Ne mendojmë se jemi në formë shumë të mirë. Mendojmë se po bëjmë shumë mirë. Përsëri, do të ketë një kosto tranzicioni dhe probleme tranzicioni, por në fund, do të jetë një gjë e bukur”, thotë Trump.

Trump tha se e sheh Bashkimin Europian si një vend I vetëm, pasi blloku njoftoi gjithashtu se do të pezullojë tarifat që vendosi ndaj Shteteve të Bashkuara në përgjigje të presidentit amerikan.

“Çdo vend është i ndryshëm. Disa kanë disa avantazhe që të tjerët nuk i kanë. “Ne po e shohim Bashkimin Europian si një bllok, ata kanë qenë shumë të ashpër. Shikoni, BE-ja është shumë e zgjuar, por ata me të vërtetë kanë përfituar nga Shtetet e Bashkuara”, shprehet Trump.

Më tej republikani tha se tarifat e tij hakmarrëse ndaj Kinës, e bënë BE të ndalonte kundër-tarifat ndaj SHBA-së.

Tarifat ndaj Kinës shkuan në total në 145% sqaroi Shtëpia e Bardhë, por Trump shprehu optimizëm se dy vendet do të arrijnë një marrëveshje.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me Kinën. Ne do të donim të ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje. Ata me të vërtetë kanë përfituar nga vendi ynë për një periudhë të gjatë kohe. Ne po I ndryshojmë gjërat dhe jam i sigurt se do të shkojë shumë mirë. Kam respekt të madh për presidentin Xi. Ai ka qenë miku im për një periudhë të gjatë kohore dhe mendoj se do të përfundojmë duke punuar për diçka që është shumë e mirë për të dyja vendet”, ka thënë më tej Trump.

Në takim u diskutuan çështje të tjera që kanë ngritur debat në politikën dhe shoqërinë amerikane. Trump tha se e administrata e tij do të punojë me fermerët emigrantë që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme që nëse ata kanë rekomandime të forta nga fermat e tyre, ata do të jenë në gjendje të qëndrojnë në SHBA përkohësisht.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio foli ashpër ndaj studentëve të huaj që kanë protestuar në kampuset amerikane. Ai i quajti ata lunatikë dhe tha se nëse uzurpojnë universitetet, mund të përballen me dëbimin nga vendi.

/abcnews.al/