PDK konfirmon se nesër shkon në vazhdimin e seancës konstituive, Çitaku: E kemi obligim në bazë të rregullores

Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jetë në Kuvendin e Kosovës. Këtë për Gazetën Express e konfirmoi nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku. “E kemi obligim mbi bazën e rregullores së punës që të jemi aty nesër”, tha ajo. Kur u pyet nëse ende e kanë kusht dhënien formale të dorëheqjeve të anëtarëve

PDK konfirmon se nesër shkon në vazhdimin e seancës konstituive, Çitaku: E kemi obligim në bazë të rregullores

Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jetë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë për Gazetën Express e konfirmoi nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku.

“E kemi obligim mbi bazën e rregullores së punës që të jemi aty nesër”, tha ajo.

Kur u pyet nëse ende e kanë kusht dhënien formale të dorëheqjeve të anëtarëve të qeverisë, Çitaku tha se “asgjë nuk ka ndryshuar”.

Sot presidentja Vjosa Osmani i është përgjigjur letrës së kryesuesit të kuvendit, Avni Dehari, duke i thënë që seanca konstituive duhet të vazhdohet brenda 48 orëve që nga ndërprerja e saj.

Ndërkaq sot gjatë ditës, kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se deputetët e LDK’së nesër do të jenë në sallën e Kuvendit në ora 10:00, duke iu referuar afatit 48 orësh pas përfundimit të seancës që u ndëpre dje.

LDK ka ftuar të gjithë deputetët e të gjitha partive që të jenë prezent në seancë, derisa i ka bërë thirrje edhe kabinetit qeveritar të dorëhiqen dhe dorëheqjet t’i deponojnë në organet e kuvendit.