PDK: Syla nuk ishte thjesht një gazetar
Partia Demokratike e Kosovës ka ngushlluar falmijen për ndarjen nga jeta ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqirit. “Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur, ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqirit. Humbja e tij është goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por për

Partia Demokratike e Kosovës ka ngushlluar falmijen për ndarjen nga jeta ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqirit.
“Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur, ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqirit. Humbja e tij është goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por për gjithë komunitetin mediatik dhe shoqërinë tonë në tërësi”, thuhet në telegram
PDK-ja thotë se Syla nuk ishte thjesht një gazetar.
“Ai ishte një njeri me bindje të thella, që jetoi me përgjegjësi dhe dashuri për të vërtetën, për vendin dhe për njerëzit. Ai ishte shembull i rrallë i një profesionisti që i dha gazetarisë shqiptare peshë dhe kuptim. Në këtë ditë zie, ne nderojmë me respekt jetën dhe veprën e tij”, thuhet në telegram.
Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Shaqiri, kolegëve të tij dhe gjithë atyre që patën fatin ta njihnin dhe ta çmonin.