Pejë: Arrestohet nëna, ushtroi dhunë psikike ndaj vajzës së mitur

Është arrestuar një grua në Pejë pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së saj të mitur. Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon me procedurë të rregullt. “Pejë  14.03.2025 – 17:30. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare, pasi që

Pejë: Arrestohet nëna, ushtroi dhunë psikike ndaj vajzës së mitur

Është arrestuar një grua në Pejë pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së saj të mitur.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon me procedurë të rregullt.

“Pejë  14.03.2025 – 17:30. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së saj viktimës femër  kosovare – e mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.