Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale

Welcome to Kosova Today

Rregullat e reja që shtrëngojnë kufizimet e qeverisë kineze ndaj kompanive të internetit të vendit kanë hyrë në fuqi sot, duke ngritur shqetësime se si do të zbatohen. Ligji i zgjeruar i Sekreteve Shtetërore i detyron firmat – duke përfshirë gjigantët e mediave sociale Tencent, ByteDance dhe Weibo – të ndërmarrin veprime nëse përdoruesit postojnë […] The post Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale appeared first on Albanian Post.

Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale

Rregullat e reja që shtrëngojnë kufizimet e qeverisë kineze ndaj kompanive të internetit të vendit kanë hyrë në fuqi sot, duke ngritur shqetësime se si do të zbatohen.

Ligji i zgjeruar i Sekreteve Shtetërore i detyron firmat – duke përfshirë gjigantët e mediave sociale Tencent, ByteDance dhe Weibo – të ndërmarrin veprime nëse përdoruesit postojnë informacione të ndjeshme.

Ai kërkon që “operatorët e rrjetit” të monitorojnë informacionin që shpërndahet nga përdoruesit.

Rregullat gjithashtu përshkruajnë se si duhet të hiqen postimet, të ruhen të dhënat dhe të raportohen tek autoritetet.

Ky është përditësimi i parë i ligjit në më shumë se një dekadë dhe është në përputhje me fokusin e Presidentit Xi Jinping në sigurinë kombëtare, ndërsa qeveria godet industrinë e gjerë të teknologjisë të Kinës.

Kur rregullat e reja u shpallën për herë të parë në shkurt, një zyrtar i Administratës Kombëtare të Mbrojtjes së Sekreteve Shtetërore i ka thënë agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua se ato ishin të nevojshme pasi “ruajtja e sekreteve shtetërore përballet me probleme dhe sfida të reja në epokën e re”.

Teksa kompanitë e internetit në Kinë tashmë janë subjekt i rregullave strikte, ndryshimet “vendosin një standard të ri për vetë-monitorim aktiv dhe bashkëpunim të shpejtë”, ka thënë profesori i drejtësisë me bazë në Hong Kong, Ryan Mitchell.

Rregullat e rishikuara zgjerojnë gjithashtu përkufizimin e asaj që mund të konsiderohet si informacion i ndjeshëm për të përfshirë “sekretet e punës”, ose informacionin në lidhje me vendimmarrjen e agjencive shtetërore, të cilat mund të jenë veçanërisht problematike për gazetarët, përfshirë korrespondentët e huaj.

“Një shqetësim kryesor për ne është pasiguria se çfarë përbën me të vërtetë një sekret shtetëror”, ka thënë Jens Eskelund, President i Dhomës së Tregtisë së Bashkimit Evropian në Kinë.

“Përkufizimet e qarta do të ishin të dobishme”.

Tajvani gjithashtu ka shprehur shqetësime rreth rregullave të reja dhe ka deklaruar se ato mund të rrezikojnë vizitorët nga ishulli në Kinë.

Këshilli i Çështjeve Kontinentale të Taipeit ka deklaruare se legjislacioni është “shumë i paqartë dhe mund t’i bëjë njerëzit të shkelin ligjin në çdo kohë”.

Firma juridike ndërkombëtare Baker McKenzie FenXun ka thënë se ndërsa përkufizimi i asaj që konsiderohet sekret shtetëror është i gjerë dhe i paqartë, ai nuk duhet të ketë një ndikim thelbësor në kompanitë shumëkombëshe që operojnë në Kinë.

Rregulloret e reja vijnë pasi gjigandi i mediave sociale TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance, po përballen me një kontroll të shtuar në SHBA dhe vende të tjera perëndimore.

Megjithatë, rregullat e reja “nuk duket se janë të orientuara kryesisht drejt rregullimit të operacioneve jashtë shtetit të firmave kineze”, sipas Mitchell.

The post Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale appeared first on Albanian Post.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Rregullat Ligji Sekreteve Shtet Tencent ByteDance Weibo Presidentit Jinping Administrat Mbrojtjes Xinhua Teksa Mitchell Eskelund President Tregtis Bashkimit Evropian Tajvani Kontinentale Taipeit Firma Baker McKenzie FenXun Rregulloret TikTok Megjithat Pekini Albanian

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Rregullat Ligji Sekreteve Shtet Tencent ByteDance Weibo Presidentit Jinping Administrat Mbrojtjes Xinhua Teksa Mitchell Eskelund President Tregtis Bashkimit Evropian Tajvani Kontinentale Taipeit Firma Baker McKenzie FenXun Rregulloret TikTok Megjithat Pekini Albanian

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online