Pekini: Pretendimi i Ukrainës se shtetasit kinezë po luftojnë për Rusinë, i pabazë
Pretendimi i Ukrainës se një numër i konsiderueshëm shtetasish kinezë po luftojnë përkrah ushtrisë ruse është krejtësisht i pabazuar, tha një zyrtar i Pekinit. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi dje se ushtria ukrainase kishte kapur dy ushtarë kinezë që luftonin së bashku me ushtrinë ruse në rajonin lindor të Donetskut. Kjo është hera e [...]Read More...

Pretendimi i Ukrainës se një numër i konsiderueshëm shtetasish kinezë po luftojnë përkrah ushtrisë ruse është krejtësisht i pabazuar, tha një zyrtar i Pekinit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi dje se ushtria ukrainase kishte kapur dy ushtarë kinezë që luftonin së bashku me ushtrinë ruse në rajonin lindor të Donetskut.
Kjo është hera e parë që Ukraina bën një pretendim të tillë për ushtarët kinezë në territorin e saj mes të pushtimit pothuajse tre-vjeçar të Rusisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian tha se Pekini kishte luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës.
/abcnews.al/