Për 3 muaj, 14 raste të reja me kancer tek fëmijët, dominon mosha nën 5 vjeç

Welcome to Kosova Today

Nga janari i këtij viti e deri në muajin mars janë paraqitur 14 raste të reja me kancer tek fëmijët. Ata trajtimin e marrin në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë. Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci-Uka ka thënë për Front Online se aktualisht janë 7 fëmijë të hospitalizuar. Ajo thotë se mosha dominuese […]

Për 3 muaj, 14 raste të reja me kancer tek fëmijët, dominon mosha nën 5 vjeç

Nga janari i këtij viti e deri në muajin mars janë paraqitur 14 raste të reja me kancer tek fëmijët.

Ata trajtimin e marrin në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci-Uka ka thënë për Front Online se aktualisht janë 7 fëmijë të hospitalizuar.

Ajo thotë se mosha dominuese e sëmundjes së kancerit është nën 5 vjeç.

“Momentalisht në repartin e hemato onkologjisë janë duke u trajtuar 7 fëmijë me sëmundje malinje. I kemi të moshave të ndryshme por dominon mosha nën 5 vjet”, deklaroi Grajçevci-Uka.

Drejtoresha e Pediatrisë ka treguar llojin e sëmundjes së kancerit që prek më shumë fëmijët.

“Kanceri më i shpeshtë te moshat pediatrike janë Leukemitë akute limfoblastike me një përqindje 40 – 50%”, tha ajo.

Jashtë vendit janë duke u trajtuar 17 fëmijë, thotë Grajçevci-Uka.

“Për trajtim jashtë vendit janë referuar 17 fëmijë me probleme hemato-onkologjike por ky numër është edhe nga viti i kaluar që kanë pas nevojë fëmijët ta vazhdojnë trajtimin jashtë Kosovës, jo vetëm me kancer”, theksoi ajo.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë thotë se kjo klinikë nuk ka mungesë të barnave.

“Ne kemi medikamente të mjaftueshme për t’i trajtuar këta fëmijë. 5. Ndoshta në të ardhmen do të jenë sfidë që edhe disa raste që i referojmë jashtë vendit, që t’i trajtojmë në Klinikën tonë”, përfundoi Grajçevci-Uka.

Diagnostikimi i rasteve  me kancer tek fëmijët bëhet shumë shpejt me ekzaminimin fizikal, analiza laboratorike, imazherike, biopsive dhe funksionit të palcës kockore./FrontOnline

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Repartin Hemato Onkologjis Klinik Pediatris Drejtoresha Violeta Front Online Momentalisht Kanceri Leukemit Jasht Kosov Ndoshta Diagnostikimi FrontOnline

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Repartin Hemato Onkologjis Klinik Pediatris Drejtoresha Violeta Front Online Momentalisht Kanceri Leukemit Jasht Kosov Ndoshta Diagnostikimi FrontOnline

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online