Përballja Prenga–Joshua? Trajneri i njohur beson te forca dhe zemra e boksierit shqiptar

Përballja Prenga–Joshua? Trajneri i njohur beson te forca dhe zemra e boksierit shqiptar

Mundësia e një dueli mes boksierit shqiptar Kristian Prenga dhe ish-kampionit të botës Anthony Joshua ka ngjallur interes të madh në opinionin sportiv, përcjell albinfo.ch.

Lidhur me këtë përballje ka reaguar edhe ish-trajneri i Prengës, i cili shprehet se e njeh më mirë se kushdo potencialin sportiv dhe luftarak të boksierit shqiptar.

Ai thekson se, edhe pse kanë kaluar vite që kur Prenga iu përkushtua ekskluzivisht boksit profesionist, aftësitë që ai fitoi në kickboks dhe tajboks e bëjnë një kundërshtar të fortë në ring.

Sipas tij, në boksin modern gjithçka është e mundur dhe, ashtu si Oleksandr Usyk e sfidon Anthony Joshuan me aspektin tekniko-taktik, edhe Kristian Prenga mund ta vërë në vështirësi britanikun falë forcës fizike dhe shpirtit të tij luftarak.

Në fund të reagimit, ai i uron fat Prengës, duke shtuar se një sukses i tij në një duel të tillë do të ishte një arritje që do të tejkalonte kufijtë individualë dhe do të kishte rëndësi për mbarë shqiptarët. /Albinfo.ch

The post Përballja Prenga–Joshua? Trajneri i njohur beson te forca dhe zemra e boksierit shqiptar appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.