Përdoruesit e telefonisë mobile në Kosovë së shpejti mund të ndërrojnë operatorin pa pasur nevojë ta ndryshojnë numrin

Përdoruesit e telefonisë mobile në Kosovë së shpejti do të kenë mundësi të ndërrojnë operatorin pa pasur nevojë ta ndryshojnë numrin e telefonit, ka njoftuar Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike (ARKEP).
“E drejta për të zgjedhur, pa ndryshuar numrin!”, kështu thuhet në njoftimin paralajmërues të ARKEP të lëshuar dje në mbrëmje, por pa dhënë më shumë detaje.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



