Perëndimi krah Ukrainës, SHBA krah Rusisë/ Britania dhe Gjermania miliarda euro ndihma Kievit
Përballë marrëdhënieve të tensionuara gjeopolitike dhe ekonomike, Aleatët e Ukrainës u mblodhën këtë të premte në Selinë e Natos në Bruksel për të diskutuar vijimin e mbështetjes ushtarake dhe Financiare për Kievin. Takimi i Organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermani erdhi në kuadër të asaj që njihet si “Grupi i Kontakti të Mbrojtjes së [...]Read More...

Përballë marrëdhënieve të tensionuara gjeopolitike dhe ekonomike, Aleatët e Ukrainës u mblodhën këtë të premte në Selinë e Natos në Bruksel për të diskutuar vijimin e mbështetjes ushtarake dhe Financiare për Kievin. Takimi i Organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermani erdhi në kuadër të asaj që njihet si “Grupi i Kontakti të Mbrojtjes së Ukrainës” pjesë e të cilit janë 50 vende të botës.
Në nisje të këtij takimi Londra Zyrtare njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 450 milonë paundë e cila do të përdoret për riparimin e paisjeve të dëmtuara ushtarake dhe për të blerë më shumë paisje të mbrojtjes Ajrore. Të njëjtin hap për të qëndruar pranë Ukrainës zgjodhi ta bënte edhe Gjermania këtë të premte. Berlini premtoi një paketë ndihme ushtarake në vlerë 11 miliardë euro që pritet të shpërndahet deri në vitin 2029. Në këtë paketë do të përfshihen 4 sisteme të mbrojtjes ajrore Iris – T së bashku me 300 raketa, 300 dronë zbulimi, Automjete luftarake si dhe predha dhe raketa të ndryshme. Kjo paketë ndihme përfshin gjithashtu 15 tanke leopard, 30 raketa për sistemet ajrore te mbrotjtjes dhe sulmit Patriot si dhe mbi 100 mije fisheke artilerie.
“Grupi i Kontaktit të Mbrojjtjes së Ukrainës” që përshin 50 vende të botës u themelua në vitin 2022 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo e premte shënoi herën e parë që Sekretari Amerikan I Mbrotjes nuk mori pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme. Qasja e ashpër e Donald Trump për ti dhënë fund luftë në Ukrainë dhe sinjalet se ai po favorizon Moskën në negociatat e Paqes kanë ngritur Alarmin në Perëndim. Aleatët e Kievit thonë se Ukraina duhet të ndihmohet që të mbrohet nga sulmi brutal Rus. Washingtoni nga ana tjetër konfirmoi sërish kete te premte serisht atë që Donald Trump ka thënë, referuar faktit se “Kartat” per fundin e konflikit jane ne duart e Moskes.
E gjitha kjo pasi I dërguari I Trump për Lindjene e Mesme Steve Witkoff mbërriti në qytetin rus Shen Petersburg atje ku sipas mediave ndërkombëtare ai do të mbaje nje takim me presidentin Rus Vladimir Putin. Kjo eshte hera e trete qe prej ardhjes se Trump ne Pushtet qe i derguari I tij takon Presidntin Rus . Takimi vjen pas acarimit qe Donald Trump ka shprehur publikisht me Rusine per shkak te bombardimeve te saj ne Ukraine, nderkohe qe Shtetet e Bashkuara presin ulje te tensioneve nga palet per arritjen e nje marreveshje paqeje.
Presidenti Amerikan Donald Trump ishte zotuar se do ti jepte fund lufte ne Europen Lindore qe prej dites se tij te pare ne pushtet, megjithate ai ka deshtuar te permbush kete premtim perball Moskes qe ka deklaruar se nuk do te terhiqet nga kushtet e saj qe ne thelb vene ne rrezik jo vetem Ukrainen por edhe te gjithe krahun Lindor te NATO-s./abcnews.al