Përfshihet nga flakët autobusi në jug të Meksikës, të paktën 41 persona konfirmohen viktima

Një aksident tragjik që përfshiu një autobus në jug të Meksikës, afër qytetit Escárcega, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 41 personave. Autobusi, që udhëtonte nga Cancuni në Tabasko, u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë. Autoritetet e shtetit të Tabasko konfirmuan vdekjen e 41 personave dhe thanë se puna për shpëtimin dhe [...]Read More...

Përfshihet nga flakët autobusi në jug të Meksikës, të paktën 41 persona konfirmohen viktima

Një aksident tragjik që përfshiu një autobus në jug të Meksikës, afër qytetit Escárcega, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 41 personave.

Autobusi, që udhëtonte nga Cancuni në Tabasko, u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë.

Autoritetet e shtetit të Tabasko konfirmuan vdekjen e 41 personave dhe thanë se puna për shpëtimin dhe identifikimin e viktimave vazhdon. Operatori i autobusëve Tour’s Acosta tha se 48 pasagjerë ishin në autobus, i cili po udhëtonte nga Cancuni në Tabasko kur u përplas me një “trailer”.

Hetimi është duke u kryer nga zyra e prokurorit të bashkisë Candelaria, në Campeche. Operatorët e autobusëve shprehen keqardhje dhe po bashkëpunojnë me autoritetet për të zbuluar shkakun e aksidentit.

/ abcnews.al