Përfundon funerali për Papa Françeskun, 250 mijë njerëz i dhanë lamtumirën në Vatikan
Pas tri ditësh nderimesh publike, ceremonia për Papa Françeskun në Vatikan përfundoi të premten mbrëma, duke shënuar një nga ngjarjet më të mëdha fetare në dekadat e fundit. Bazilika e Shën Pjetrit mbylli dyert për vizitorët pak para orës 19:00, pas një fluksi të madh pelegrinësh dhe personalitetesh të njohura që i bënë homazhe papës […] The post Përfundon funerali për Papa Françeskun, 250 mijë njerëz i dhanë lamtumirën në Vatikan appeared first on Albinfo.

Pas tri ditësh nderimesh publike, ceremonia për Papa Françeskun në Vatikan përfundoi të premten mbrëma, duke shënuar një nga ngjarjet më të mëdha fetare në dekadat e fundit. Bazilika e Shën Pjetrit mbylli dyert për vizitorët pak para orës 19:00, pas një fluksi të madh pelegrinësh dhe personalitetesh të njohura që i bënë homazhe papës së ndjerë, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Sipas vlerësimit zyrtar të Selisë së Shenjtë, rreth 250,000 njerëz vizituan bazilikën që nga hapja e ceremonisë ditën e mërkurë. Arkivoli i Papa Françeskut, i vendosur para altarit kryesor, qëndroi i hapur për publikun përgjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa radhët e njerëzve shpesh shtriheshin për kilometra.
Për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm të vizitorëve, autoritetet në Vatikan mbajtën Bazilikën të hapur gjatë gjithë natës, duke devijuar nga plani fillestar që parashihte kufizime kohore për vizitat, transmeton albinfo.ch.
The post Përfundon funerali për Papa Françeskun, 250 mijë njerëz i dhanë lamtumirën në Vatikan appeared first on Albinfo.