Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut
Infeksioni kompleks në rrugët e frymëmarrjes që ka prekur Papa Françeskun nuk është kërcënues për jetën, tha ekipi i tij mjekësor të premten. Kreu i kishës katolike, i cili është 88-vjeç, ka kaluar tashmë një javë në spital për trajtimin e pneumonisë dhe një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes. Mjekët e Papa Françeskut thanë se [...]Read More...

Infeksioni kompleks në rrugët e frymëmarrjes që ka prekur Papa Françeskun nuk është kërcënues për jetën, tha ekipi i tij mjekësor të premten. Kreu i kishës katolike, i cili është 88-vjeç, ka kaluar tashmë një javë në spital për trajtimin e pneumonisë dhe një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes.
Mjekët e Papa Françeskut thanë se ai do të qëndrojë në spitalin “Gemelli” të Romës të paktën deri në javën e ardhshme. Papa po merr herë pas here doza shtesë oksigjeni dhe trupi i tij po reagon në mënyrë pozitive ndaj terapive me ilaçe të forta, thanë ata.
Mjeku i spitalit “Gemelli”, Dr. Sergio Alfieri dhe mjeku personal i Papa Françeskut, Dr. Luigi Carbone, dhanë një përditësim të detajuar mbi gjendjen shënbdetësore të kerut të kishës katolike, duke thënë se ai vazhdon të ketë një frymë pozitive.
Papa Françesku u prek nga një infeksion sezonal që ka mbushur spitalet, por me një ndryshim, tha Dr. Alfieri.