Përmirësohet shëndeti i Papës/ Vatikani: Ati i Shenjtë po i përgjigjet mirë trajtimit
Vatikani tha se Ati i Shenjtë po i përgjigjet mirë trajtimit për pneumoninë e dyfishtë dhe ka treguar një përmirësin gradual, të lehtë ditët e fundit. Bergolio kaloi një natë të qetë në spitalin Gemelli në Romë, ku po qëndron prej më shumë se dy javësh. Për të dielën e katërt me radhë, Papa nuk [...]Read More...

Vatikani tha se Ati i Shenjtë po i përgjigjet mirë trajtimit për pneumoninë e dyfishtë dhe ka treguar një përmirësin gradual, të lehtë ditët e fundit. Bergolio kaloi një natë të qetë në spitalin Gemelli në Romë, ku po qëndron prej më shumë se dy javësh.
Për të dielën e katërt me radhë, Papa nuk merr pjesë në lutje, megjithëse Vatikani shpërndau tekstin që Papa do të kishte lexuar në meshë nëse do të ishte i pranishëm. Papa argjentinas ka sëmundje kronike të mushkërive dhe i është hequr një pjesë e njërës mushkëri kur ishte i ri
Gjendja e tij ka mbetur e qëndrueshme, pa ethe dhe nivele të mira oksigjeni në gjakun e tij për disa ditë, raportuan mjekët. Papa argjentinas nuk është parë në publik që nga shtrimi në spital, mungesa e tij më e gjatë larg syrit të publikut që nga fillimi i papatit të tij 12 vjet më parë.
Mjekët e Papës besojnë se ai ka të ngjarë të përballet me një rrugë të gjatë drejt rikuperimit, për shkak të moshës dhe historisë së tij mjekësore.
/ abcnews.al