Përplasen dy anije në Detin e Veriut, njëra shpërthen në flakë

Një anije cisternë nafte dhe një mallrash janë përplasur në Detin e veriut. Siç raporton BBC, cisterna ka shpërthyer në flakë. Anijet besohet se janë përplasur në brigjet e Yorkshire Lindore. Një helikopter, varka shpëtimi dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje. “Roja bregdetare HM aktualisht po koordinon reagimin e urgjencës ndaj raporteve për një [...]Read More...

Përplasen dy anije në Detin e Veriut, njëra shpërthen në flakë

Një anije cisternë nafte dhe një mallrash janë përplasur në Detin e veriut. Siç raporton BBC, cisterna ka shpërthyer në flakë. Anijet besohet se janë përplasur në brigjet e Yorkshire Lindore.

Një helikopter, varka shpëtimi dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje.

“Roja bregdetare HM aktualisht po koordinon reagimin e urgjencës ndaj raporteve për një përplasje midis një cisternë dhe anijeje mallrash në brigjet e Yorkshire Lindore. Alarmi është ngritur në orën 09:48.“, tha roja bregdetare në një deklaratë./abcnews.al