Përplasen Jozi dhe Gjesti

Teksa na ndajnë më pak se dy javë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”, shtëpia është mbërthyer nga debatet dhe tensionet. Banorët janë përfshirë nga emocionet, ndërsa vetëm dy “bileta” kanë mbetur për në finale, pasi dy të finalistët e parë tashmë janë zgjedhur, Rozana dhe Laerti. Shtëpia nuk gjen qetësi […]

Përplasen Jozi dhe Gjesti

Teksa na ndajnë më pak se dy javë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”, shtëpia është mbërthyer nga debatet dhe tensionet.

Banorët janë përfshirë nga emocionet, ndërsa vetëm dy “bileta” kanë mbetur për në finale, pasi dy të finalistët e parë tashmë janë zgjedhur, Rozana dhe Laerti.

Shtëpia nuk gjen qetësi dhe përballje të ashpra ndodhin në çdo moment. E fundit ishte mes Gjestit dhe Jozit, pasi ky i fundit i tha se nuk ka bërë mjaftueshëm për të qenë pjesë e finales.

Nga ana tjetër, Gjesti po me tone të ngritura, ‘akuzoi’ Jozin se nuk ka bërë asgjë dhe thjesht është duke fëlliqur veten më shumë. Ai u shpreh i sigurtë se beson fort te pubiku dhe e sheh veten finalist.

Gjesti: Nuk shkon në finale o burrë, ndalu se nuk do të shkosh. Je duke e fëlliqur veten edhe më shumë

Jozi: Nuk ke bërë asgjë

Gjesti: Do e shohim

Të shtunën do të zbulohet se kush do të jenë dy finalistët e fundit për të plotësuar kështu top 4.