Përplasja e dy anijeve në Detin e Veriut, nxirren dhjetëra trupa të pajetë

Më shumë se 30 viktima janë nxjerrë në breg pas një përplasjeje midis një cisterne nafte dhe një anijeje mallrash në Detin e Veriut. Pamjet tregojnë retë e tymit të zi që ngrihen në ajër pas përplasjes në brigjet e East Yorkshire. ”Deri më tani 32 viktima janë nxjerrë në breg – por disa anëtarë [...]Read More...

Përplasja e dy anijeve në Detin e Veriut, nxirren dhjetëra trupa të pajetë

Më shumë se 30 viktima janë nxjerrë në breg pas një përplasjeje midis një cisterne nafte dhe një anijeje mallrash në Detin e Veriut. Pamjet tregojnë retë e tymit të zi që ngrihen në ajër pas përplasjes në brigjet e East Yorkshire.

”Deri më tani 32 viktima janë nxjerrë në breg – por disa anëtarë të ekuipazhit ende nuk janë llogaritur”, tha një zyrtar portual.

Varkat e shpëtimit dhe një helikopter i rojes bregdetare u thirrën në përplasjen në grykëderdhjen Humber pak para orës 10:00, që besohet se përfshin një cisternë me flamur të SHBA-së të quajtur ”MV Stena Immaculate”.

”Cisterna amerikane ishte në spirancë”, sipas mjetit të gjurmimit të anijes ”Vesselfinder”.

Martyn Boyers, shefi ekzekutiv i portit të Grimsby East tha se 13 viktima u sollën fillimisht me anijen ”Windcat 33”, e ndjekur nga 19 të tjerë me varka.

Pamjet e incidentit treguan të paktën një anije në zjarr, me re tymi të zi që dilnin nga cisterna e naftës.

Sekretarja britanike e Transportit Heidi Alexander tha se “jam e shqetësuar të dëgjoj për përplasjen midis dy anijeve në Detin e Veriut këtë mëngjes dhe po flas me zyrtarët dhe rojat bregdetare.

“Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e shërbimit të urgjencës të përfshirë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për t’iu përgjigjur incidentit”, theksoi ajo.