Përplasje dhe tym në Parlamentin serb, Petkoviq: Opozita po vepron në bazë të recetës së Kurtit

Petar Petkoviç, drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,  ka reaguar në lidhje me kaosin që është krijuar  në parlamentin e Serbisë ku nga deputetët e opozitës janë hedhur mjete piroteknike në sallë, shkruan Gazeta Express. Petkoviq, ka thënë se opozita e atjeshme e ka krijuar kaosin e sotëm duke ndjekur, siç

Përplasje dhe tym në Parlamentin serb, Petkoviq: Opozita po vepron në bazë të recetës së Kurtit

Petar Petkoviç, drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,  ka reaguar në lidhje me kaosin që është krijuar  në parlamentin e Serbisë ku nga deputetët e opozitës janë hedhur mjete piroteknike në sallë, shkruan Gazeta Express.

Petkoviq, ka thënë se opozita e atjeshme e ka krijuar kaosin e sotëm duke ndjekur, siç ka thënë ai ‘‘recetën’’ e Albin Kurtit.

Tutje, Petkoviq, ka thënë edhe se tashmë është e qartë se pse Kurti, sipas tij e mbështeti atë që Petkoviq e quan ‘‘grushtin e shtetit kundër Serbisë që nga fillimi’’.

‘‘Duke ndjekur recetën e Albin Kurtit, opozita e dhunshme në Beograd ka krijuar kaos në Parlamentin Serb! Është e qartë pse Kurti e mbështeti grushtin e shtetit kundër Serbisë që nga fillimi. Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij në Beograd kurrë nuk do ta mundin Serbinë!!!’’, ka shkruar ai në platformën ‘‘X’’.