Përshkallëzohen tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, pas sulmit vdekjeprurës në Kashmir
Tensionet mes rivalëve të moçëm, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi e ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekjeprurës që vrau 26 njerëz, kryesisht turistë, në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit. India e akuzoi Pakistanin të mërkurën në mbrëmje se po e mbështet “terrorizmit [...]Read More...

Tensionet mes rivalëve të moçëm, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi e ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekjeprurës që vrau 26 njerëz, kryesisht turistë, në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.
India e akuzoi Pakistanin të mërkurën në mbrëmje se po e mbështet “terrorizmit përgjatë kufitarit” dhe mori masa diplomatike, përfshirë uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike, pezullimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për ndarjen e ujërave dhe mbylljen e pikëkalimit kryesor tokësor me Pakistanin.
Pakistani i hodhi poshtë akuzat, ndërsa një grup militant i panjohur më parë, që e quan veten Qëndresa e Kashmirit, mori përgjegjësinë për sulmin.
Islamabadi tha se do të përgjigjet ndaj veprimeve të Indisë të enjten dhe se do të mbledhë Komitetin e Sigurisë Kombëtare, i përbërë nga zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë.
“India ka ndërmarrë hapa të papërgjegjshëm dhe ka bërë akuza”, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, për kanalin lokal televiziv Dunya News.