Përshkallëzohet protesta në Athinë, hidhen gurë dhe molotov drejt godinës së parlamentit

Qendra e Athinës është kthyer në një “fushë betejë”, pasi disa persona hodhën molotov dhe gurë para parlamentit grek në sheshin Sintagma ku po zhvillohet tubimi për 2 vjetorin e tragjedisë në Tempi. Sipas mediave greke, këta persona, të maskuar me kapuçë, kanë tentuar që të hyjnë edhe brenda godinës. Sipas ERT, një person ka [...]Read More...

Përshkallëzohet protesta në Athinë, hidhen gurë dhe molotov drejt godinës së parlamentit

Qendra e Athinës është kthyer në një “fushë betejë”, pasi disa persona hodhën molotov dhe gurë para parlamentit grek në sheshin Sintagma ku po zhvillohet tubimi për 2 vjetorin e tragjedisë në Tempi.

Sipas mediave greke, këta persona, të maskuar me kapuçë, kanë tentuar që të hyjnë edhe brenda godinës. Sipas ERT, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital.

Sakaq përveç protestave, janë organizuar edhe greva në mbarë Greqinë. Sipas shoqatës Tempi 2023 janë 262 tubime dhe protesta që janë organizuar në mbarë vendit dhe përtej tij.

Kujtojmë që nga tragjedia e dy viteve më parë humbën jetën 57 persona, kryesisht studentë. 7 prej viktimave ishin shtetas shqiptarë. Në 28 shkurt të vitit 2023 një tren pasagjerësh që ishte nisur nga Athina dhe një tren mallrash që ishte nisur nga Selaniku u përplasën kokë më kokë pranë qytetit Larisa.

/abcnews.al