Përshkallëzohet protesta e studentëve në Durrës, përplasje të forta fizike mes studentëve dhe policisë (VIDEO)

Përshkallëzohet protesta e studentëve në Durrës, përplasje të forta fizike mes studentëve dhe policisë (VIDEO)

Protesta e studentëve në Durrës ka eskaluar në përplasje fizike. Nga pamjet duket një efektiv policie duke goditur me shkop gome një të ri.

Menjëherë pas kësaj, një grup i madh studentësh kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë të riut, i cili po goditej nga policia. Më pas, situata është përshkallëzuar në përplasje mes një grupi efektivësh policie dhe studentëve.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë protestës janë djegur kosha mbeturinash, ndërsa protestuesit kanë thyer derën e Prefekturës dhe kanë hyrë brenda godinës.

Dëme raportohet edhe në ambientet e jashtme të Bashkisë së Durrësit, ku janë djegur pemë.

Zhvillimet në Durrës vijnë në ditën e tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, të cilëve u janë bashkuar të rinj në disa qytete të vendit.

The post Përshkallëzohet protesta e studentëve në Durrës, përplasje të forta fizike mes studentëve dhe policisë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.