Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi mbarë kombin shqiptar

Welcome to Kosova Today

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e vendosur në Bajram Curr. Haradinaj ka thënë se Malësia e […]

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi mbarë kombin shqiptar

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e vendosur në Bajram Curr.

Haradinaj ka thënë se Malësia e Gjakovës si vatër e atdhedashurisë rriti luftëtarë trima.

“Malësia e Gjakovës, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, përgjatë shekujve rriti luftëtarë trima e sypatrembur, siç ishte bashkëluftëtari im, Heroi i Kombit, Tahir Sinani nga Tropoja. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Me heroizmin e tij në luftërat çlirimtare, nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Tahir Sinanit në Bajram Curr.

“Pikërisht në Ditën e Dëshmorëve, Tahir Sinani në Bajram Curr, po përjetësohet në bronz. Angazhimi i tij jetësor në shërbim të kombit shqiptar do të kujtohet e nderohet përgjithmonë!”, është shprehur Haradinaj.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Tahir Sinanit Bajram Haradinaj Tropoj Kryetari Aleanc Ardhm Kosov Ramush Sinani Gjakov Heroi Kombit Tropoja Tahiri Angazhimi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Tahir Sinanit Bajram Haradinaj Tropoj Kryetari Aleanc Ardhm Kosov Ramush Sinani Gjakov Heroi Kombit Tropoja Tahiri Angazhimi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online