Pesë emigrantë kthehen në Itali, 44 akomodohen në kampin e Gjadrit

Vetëm 44 nga 49 emigrantet e mbërritur një ditë më parë në Shëngjin janë akomoduar tashmë në Kampin e Gjadrit, përcjell albinfo.ch. Pesë prej tyre u rikthyen mbrëmjen e kaluar drejt Italisë me anijen ushtarake Casiopea, pasi shfaqën probleme shëndetësore dhe disa ishin minorenë. Pas qëndrimit për më shumë se 10 orë në qendrën pritëse […] The post Pesë emigrantë kthehen në Itali, 44 akomodohen në kampin e Gjadrit appeared first on Albinfo.

Pesë emigrantë kthehen në Itali, 44 akomodohen në kampin e Gjadrit

Vetëm 44 nga 49 emigrantet e mbërritur një ditë më parë në Shëngjin janë akomoduar tashmë në Kampin e Gjadrit, përcjell albinfo.ch.

Pesë prej tyre u rikthyen mbrëmjen e kaluar drejt Italisë me anijen ushtarake Casiopea, pasi shfaqën probleme shëndetësore dhe disa ishin minorenë.

Pas qëndrimit për më shumë se 10 orë në qendrën pritëse të Shëngjinit, dërgimi i emigrantëve drejt kampit u bë në grupe, ku i pari u dërgua rreth orës 21: 30 të së martës, ndërsa pjesa tjetër gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.

Tashme pas procesit të regjistrimit, kontrolleve shëndetësore dhe një sërë shërbimesh të tjera, emigrantët do të nisin procesin e aplikimi për azil, dhe brenda një afati 30 ditor, ata do të marrin një përgjigje nëse janë përfitues apo jo.

The post Pesë emigrantë kthehen në Itali, 44 akomodohen në kampin e Gjadrit appeared first on Albinfo.