Pesë të vrarë dhe 20 të plagosur nga një sulm rus në Ukrainë
Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm i Rusisë në Izium, në rajonin e Kharkivit. Sulmi rus raportohet të ketë shkatërruar pjesërisht ndërtesën e administratës së qytetit dhe një ndërtesë banimi pesë-katëshe. Sipas autoriteteve ukrainase, një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka [...]Read More...

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm i Rusisë në Izium, në rajonin e Kharkivit. Sulmi rus raportohet të ketë shkatërruar pjesërisht ndërtesën e administratës së qytetit dhe një ndërtesë banimi pesë-katëshe.
Sipas autoriteteve ukrainase, një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar duke e dënuar sulmin.
“Është e pamundur të pajtohemi me këtë mizori. Ne duhet të bëjmë presion mbi Rusinë, të aplikojmë sa më shumë forcë, forcën e armëve, forcën e sanksioneve, forcën e diplomacisë, për të ndaluar terrorin dhe për të mbrojtur jetën”, ka shkruar Zelensky.