Plani i Trump, SHBA do të dëbojë 530 mijë emigrantë
Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për më shumë se gjysmë milioni emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela. 530 emigrantëve u është bërë me dije se duhet të largohen nga vendi para se lejet e tyre dhe mbrojtja nga dëbimi të anulohen më [...]Read More...

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për më shumë se gjysmë milioni emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.
530 emigrantëve u është bërë me dije se duhet të largohen nga vendi para se lejet e tyre dhe mbrojtja nga dëbimi të anulohen më 24 prill, sipas një njoftimi të qeverisë federale.
530 mijë emigrantët u pranuan në SHBA në kuadër të një procesi sponsorizimi të epokës së presidentit, Joe Biden, të njohur si CHNV, i cili synonte të hapte rrugë ligjore për migrim. Trump e pezulloi këtë program sapo mori detyrën.
Nuk është e qartë se sa prej këtyre emigrantëve kanë mundur të sigurojnë një status tjetër që do t’u lejonte të qëndronin ligjërisht në SHBA. Programi u prezantua nga presidenti demokrat, Joe Biden në vitin 2022, fillimisht për venezuelasit, përpara se të zgjerohej për të përfshirë vende të tjera, shkruan BBC.
Një gjykatës në çështjen e dëbimeve të emigrantëve kritikoi avokatët e qeverisë për sjellje “mosrespektuese”. Programi u lejonte emigrantëve dhe anëtarëve të familjes së tyre të afërt të udhëtonin në SHBA nëse kishin sponsorë amerikanë dhe të qëndronin për dy vjet me një status të përkohshëm emigracioni të njohur si “parole”.