Plenkoviq nga Brukseli i përgjigjet Vuçiqit për Kosovën: S’e pyesim Serbinë për marrëveshje

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq nga Brukseli ku po merr pjesë në takimin e Këshillit Evropian, i ka reaguar Serbisë në lidhje me deklaratën trepalëshe të nënshkruar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë nga Kosova, Shqipëria e Kroacia. Në vazhdimësi, Serbia e ka cilëuar nënshkrimin e kësaj deklarate si një provokim. Madje, presidenti serb, Aleksandër

Plenkoviq nga Brukseli i përgjigjet Vuçiqit për Kosovën: S’e pyesim Serbinë për marrëveshje

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq nga Brukseli ku po merr pjesë në takimin e Këshillit Evropian, i ka reaguar Serbisë në lidhje me deklaratën trepalëshe të nënshkruar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë nga Kosova, Shqipëria e Kroacia.

Në vazhdimësi, Serbia e ka cilëuar nënshkrimin e kësaj deklarate si një provokim.

Madje, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pretendoi se nënshkrimi i saj shkel të ashtuquajturën marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve, dhe se Kroacia e Shqipëria nuk e kanë informuar NATO-n “për gjithçka”.

Marrëveshja nuk ka natyrë armiqësore

Plenkoviq reagoi mbi këto deklarata nga Brukseli, atje ku tha se kjo është një marrëveshje “normale”, dhe se Kroacia nuk ka nevojë ta pyes Serbinë apo NATO-n rreth kësaj.

“Këto janë marrëveshje normale. Ne ishim në një pozicion për të krijuar një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reformë. Nuk ka natyrë armiqësore. E kuptoj që duhet të kërkojmë një armik më tek, por kjo nuk ka natyrë armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë ta pyes askënd për këtë, as Serbinë as NATO-n” – ka thënë ai sipas “N1”, transmeton Nacionale.

Mes tjerash, Plenkoviq para gazetarëve ka thënë se do ta shfrytëzojë takimin e Këshillit Evropian që të tërheq vëmendje rreth asaj që po ndodhë në rajon.

“Duhet ta përcjellim stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë dhe situatën në Serbi. Është koha për ta përqendruar një pjesë të vëmendjes sonë në zonën që është dëshmuar të jetë ndezëse vitet e fundit” – ka shtuar ai.