Pluhuri i Saharasë mbërrin në Zvicër të premten

Një masë e madhe pluhuri nga shkretëtira e Saharasë pritet të mbulojë Zvicrën të premten. Erërat e forta nga jugu po e sjellin pluhurin, pasi ky tashmë ka kaluar mbi Spanjë dhe Francë. Ekspertët thonë se ky do të jetë episodi më i fortë i vitit deri tani, transmeton albinfo.ch. Sipas Meteonews, pluhuri po udhëton […] The post Pluhuri i Saharasë mbërrin në Zvicër të premten appeared first on Albinfo.

Pluhuri i Saharasë mbërrin në Zvicër të premten

Një masë e madhe pluhuri nga shkretëtira e Saharasë pritet të mbulojë Zvicrën të premten. Erërat e forta nga jugu po e sjellin pluhurin, pasi ky tashmë ka kaluar mbi Spanjë dhe Francë. Ekspertët thonë se ky do të jetë episodi më i fortë i vitit deri tani, transmeton albinfo.ch.

Sipas Meteonews, pluhuri po udhëton falë një rryme të fuqishme që është krijuar mes presionit të lartë në Europën Lindore dhe një depresioni në Atlantik. Të enjten në mbrëmje pritet të ndihen përqendrimet e para të pluhurit, por kulmi i tij do të jetë të premten në mbrëmje.

Qielli do të bëhet i verdhë dhe mund të bjerë “shiu i gjakut”

Këto fenomene ndodhin disa herë në vit. Ajri bëhet i turbullt dhe merr ngjyrë të verdhë ose të kafenjtë. Kur bie shi, krijohet ajo që quhet “shiu i gjakut”, pasi pika të kuqërremta apo kafe bien mbi makina, trotuare dhe borë. Ky pluhur, i përbërë kryesisht nga kuarci, nuk është shumë i rrezikshëm për shëndetin, ndryshe nga grimcat e ndotjes së trafikut.

Pluhuri ka edhe anë pozitive

Pluhuri i Saharasë nuk është vetëm problem. Ai përmban substanca natyrale si kuarc, argjilë dhe lëndë organike që ndihmojnë në fertilizimin e tokës. Madje, një pjesë e këtij pluhuri mbërrin çdo vit deri në pyjet e Amazonës dhe ndihmon bimësinë atje.

Gjithashtu, retë e pluhurit veprojnë si një filtër që pengon ngrohjen e deteve dhe frenon formimin e uraganeve.

 

 

The post Pluhuri i Saharasë mbërrin në Zvicër të premten appeared first on Albinfo.