“Po dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër”, flet familjari i viktimës në Stanoc
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vushtrrinë, ku dyshohet se një burrë ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe vetën. Në vendin e ngjarjes para kamerës së Nacionales, ka folur një familjar i viktimës, Rrahim Ajeti, i cili ka thënë se viktima para një kohe ka qenë punëtore e dorasit. Ai ka […]

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vushtrrinë, ku dyshohet se një burrë ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe vetën.
Në vendin e ngjarjes para kamerës së Nacionales, ka folur një familjar i viktimës, Rrahim Ajeti, i cili ka thënë se viktima para një kohe ka qenë punëtore e dorasit.
Ai ka thënë se në të njëjtin vend pune kanë punuar së bashku me bashkëshortin më parë, teksa ka kërkuar që të mosraportohet me informata të pavërteta, sepse rrethanat e kësaj ngjarje nuk dihen.
“S’kanë pas probleme, sipas një informate jozyrtare dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër”, thotë ky familjar i viktimës.
Kujtojmë se rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, që ka thënë se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.