Po sikur Shaqiri, Schär dhe Sommer të rikthehen në ekipin kombëtar të Zvicrës?

Këta tre sportistë u tërhoqën nga futbolli ndërkombëtar pas Euro 2024. Ata janë në formën e tyre gati më të mirë të jetës në nivel klubesh. The post Po sikur Shaqiri, Schär dhe Sommer të rikthehen në ekipin kombëtar të Zvicrës? appeared first on Albinfo.

Po sikur Shaqiri, Schär dhe Sommer të rikthehen në ekipin kombëtar të Zvicrës?

Gazeta zvicerane TDG.ch  i ka kushtuar një artikull sot për rikthimin e mundshëm të tre sportistëve që nuk janë më në mesin e ekipit kombëtar të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Shaqiri, Schär dhe Sommer u tërhoqën nga futbolli ndërkombëtar pas Euro 2024. Që atëherë, ata kanë shkëlqyer në nivel klubesh dhe po konsiderohen si shtyllat kryesore në ekipet ku ata po luajnë.

Zvicra e Yakinit, e cila nuk ka bindur askënd, përveç në Kampionatin Europian të Gjermanisë, duhet urgjentisht të gjejë zgjidhje, me rikthimin e disa “duarve të vjetra”, shkruan tutje gazeta zvicerane.

Kualifikimet për Kupën e Botës 2026 fillojnë në shtator. Gazeta shtron pyetjen se A po i bëjnë vetes këto pyetje ASF-ja, Pierluigi Tami dhe Murat Yakin?

Mes sportistëve, Xherdan Shaqirin e shquan si ylli i Bazelit që po shkëlqen këtë sezon si lojtari më i mirë për asistime dhe gola.

“Shaqiri është një gjeni si asnjë tjetër në Zvicër. Ai është në formë të shkëlqyer. Me këmbën e majtë, ai mund të bëjë gjithçka për të bërë asistimet më të suksesshme që rezultojnë me gola”. /Albinfo.ch

The post Po sikur Shaqiri, Schär dhe Sommer të rikthehen në ekipin kombëtar të Zvicrës? appeared first on Albinfo.