‘Poker’ me tregun global/ Bajra: Kina po frikësohet nga tarifat, SHBA ka rrezikshmëri më të madhe në ekonomi
Lufta tregtare e iniciuar nga SHBA duket se ka lëkundur balancat në ekonominë globale. Për ekspertin e ekonomisë, Emanuel Bajra Kina është frikësuar nga tarifat e Trump. Më tej, ai shtoi duke thënë se SHBA po pret që Kina të pranpjë një marrëveshje, ndërkohë që për ekspertin kinezët po synojnë tregje të tjera duke afruar [...]Read More...

Lufta tregtare e iniciuar nga SHBA duket se ka lëkundur balancat në ekonominë globale.
Për ekspertin e ekonomisë, Emanuel Bajra Kina është frikësuar nga tarifat e Trump. Më tej, ai shtoi duke thënë se SHBA po pret që Kina të pranpjë një marrëveshje, ndërkohë që për ekspertin kinezët po synojnë tregje të tjera duke afruar BE dhe duke larguar amerikanët.
“Ka një plan, sic na tha dhe ministri i Financave plani ishte që të niste me kaosin e përgjithshëm duke përmendur tarifat e më pas duke krijuar efekt në prodhues. Duke pritur që Kina të kthehet për një marrëveshje tregtare.
Nuk ka një marrëveshje mes tyre ku kujtojmë që SHBA i ka kërkuar Kinës në 2002 të anëtarësohej në Organizatën Ndërkombëtare Tregtare. Jemi në një situatë ku Kina ka një rritje nga tarifat sepse do të zbeh performacën e saj ekonomike.
Nëse do të kemi lëkundje, nëse Kina thotë të arrijmë një balancë, atëherë kjo do të thotë prerje me thikë e rritjes ekonomike me 5 për qind cdo vit. Rrezikshmëria më e madhe është në anën e Amerikës jo të Kinës, sepse Kina mund të gjejë treg alternativ. Gjeostrategjia kineze është e qartë duke afruar më tepër BE dhe duke larguar SHBA.”
/ abcnews.al