Policia e Kosovës identifikon kundërvajtjet rrugore përmes dronit

Policia e Kosovës ka nisur një praktikë të re për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik, duke përdorur teknologjinë e dronëve për të monitoruar mosrespektimin e shenjave të trafikut. Gjobat për shkelësit do të dërgohen direkt në adresën e pronarit të automjetit, shkruan albinfo.ch. Kjo masë vjen si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Policisë për […] The post Policia e Kosovës identifikon kundërvajtjet rrugore përmes dronit appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës identifikon kundërvajtjet rrugore përmes dronit

Policia e Kosovës ka nisur një praktikë të re për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik, duke përdorur teknologjinë e dronëve për të monitoruar mosrespektimin e shenjave të trafikut. Gjobat për shkelësit do të dërgohen direkt në adresën e pronarit të automjetit, shkruan albinfo.ch.

Kjo masë vjen si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Policisë për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore. Sipas njoftimit zyrtar, përdorimi i dronëve do të mundësojë identifikimin më efikas të kundërvajtjeve, veçanërisht në zonat ku kontrollet fizike janë më të vështira për t’u zbatuar.

“Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët,” thuhet në thirrjen e Policisë drejtuar qytetarëve, transmeton albinfo.ch.

 

The post Policia e Kosovës identifikon kundërvajtjet rrugore përmes dronit appeared first on Albinfo.