Policia e Kosovës me komunikatë zyrtare për fushatën vetëdijësuese kundër zjarreve

Policia e Kosovës ka nisur fushatën për parandalimin e zjarreve me moton “mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm”. Në kuadër të kësaj, në komunikatën zyrtare bëhet thirrje që të mos bëhet ndezja e zjarrit në vendet e papërshtatshme, si në pyje dhe zona të hapura, të shmanget zjarri pran ndërtesave, dhe nëse ndizet

Policia e Kosovës me komunikatë zyrtare për fushatën vetëdijësuese kundër zjarreve

Policia e Kosovës ka nisur fushatën për parandalimin e zjarreve me moton “mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm”.

Në kuadër të kësaj, në komunikatën zyrtare bëhet thirrje që të mos bëhet ndezja e zjarrit në vendet e papërshtatshme, si në pyje dhe zona të hapura, të shmanget zjarri pran ndërtesave, dhe nëse ndizet të përkujdesen për ta shuar.

“Në dy muajt e fundit, kemi pasur të evidentuar mbi njëzet raste zjarresh fushore që kanë shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve. Duke parë këtë Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në përpjekje për të ruajtur sigurinë publike, pronat dhe për të mbrojtur mjedisin nga rreziqet e mundshme nga zjarret, ju kujtojmë të gjithë qytetarëve rëndësinë e shmangies së ndezjes së zjarreve në zona të hapura, pyje dhe ambiente të tjera të ndjeshme”, shkroi policia.

“Po ashtu ju kujtojmë se ndaj kryerësve të këtyre rasteve do të ndërmerren masa ligjore në bazë të ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës”, shkruhet tutje në komunikatë.

Nëse vëreni ndonjë shkelje të rregullave për ndezjen e zjarrit, ju lutemi thirrni menjëherë në numrat pa pagese 192 ose 112.