Policia e Vushtrrisë kryen kontrolle në shkolla – sekuestron thikë dhe boks metali
Policia e Vushtrrisë ka realizuar sot kontrolle sigurie në shkollat e mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri, me qëllim parandalimit të veprave penale dhe rritjes së sigurisë në ambientet shkollore. Aksioni është kryer në bazë të urdhëresës së Gjykatës kompetente, ku janë kontrolluar mbi 1379 nxënës. Gjatë kontrollit, tek disa nxënës janë gjetur

Policia e Vushtrrisë ka realizuar sot kontrolle sigurie në shkollat e mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri, me qëllim parandalimit të veprave penale dhe rritjes së sigurisë në ambientet shkollore.
Aksioni është kryer në bazë të urdhëresës së Gjykatës kompetente, ku janë kontrolluar mbi 1379 nxënës. Gjatë kontrollit, tek disa nxënës janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, një maskë dhe një boks metali.
“Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent dhe me rekomandim të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës dhe municionit”
“Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritetet e arsimit në parandalim dhe ofrimin e sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.