Policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me presion te Parku Rinia, nis shoqërimi i protestuesve

Policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me presion te Parku Rinia, nis shoqërimi i protestuesve

Tensioni në kryeqytet është përshkallëzuar sërish ditën e sotme, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit që ishin grumbulluar në zonën e Parkut Rinia.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit dhe për të mos lejuar grumbullimin e tyre.

Policia ka nisur gjithashtu edhe shoqërimin e disa personave. Ata kanë kundërshtuar shoqërimin teksa disa protestues të tjerë kanë tentuar t’i largojnë nga duart e policëve.

The post Policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me presion te Parku Rinia, nis shoqërimi i protestuesve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.