Policia i shqipton për katër ditë mbi 1 mijë e 200 gjoba në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 13.03.2025 ka filluar implementimi i planeve “Semafori” dhe “Droni” në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të kryeqytetit. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se deri me datën 17 mars gjatë implementimit të planeve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 13.03.2025 ka filluar implementimi i planeve “Semafori” dhe “Droni” në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të kryeqytetit.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se deri me datën 17 mars gjatë implementimit të planeve janë shqiptuar 1,233 gjoba.
Nga këto 38 gjova janë shqiptuar për mosrespektim të semaforit, 26 gjoba për përdorim të telefonit, 171 gjova për rrip të sigurisë, si dhe 66 gjoba për automjete pa regjistrim (të identifikuara nga vetura inteligjente).
Ndër tjera, shtohet se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.