Policia jep detaje për pla*gosjen në Prishtinë
Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen në Emshir, konkretisht në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Front Online ka bërë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim mjekësor në QKUK. Borovci gjithashtu bëri të ditur se është

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen në Emshir, konkretisht në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Front Online ka bërë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim mjekësor në QKUK.
Borovci gjithashtu bëri të ditur se është identifikuar një person i dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë.
“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet tutje në konfirmim.