Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e këtij personi
Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi që dyshohet për vjedhje të rëndë. ‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi që dyshohet për vjedhje të rëndë.
‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për veprën vjedhje e rënfë
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192’’, thuhet në komunikatën e PK-së.