Policia liron Jozin pasi e goditi shuplakë Gjestin gjatë spektaklit LIVE në BBVA
Pas incidentit të rëndë që u shënua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku gjatë transmetimit live të spektaklit të Big Brother Jozi goditi Gjestin, Top Channel menjëherë lajmëroi policinë për ngjarjen në fjalë. Shërbimet e policisë shoqëruan në komisariat Jozefin Markun, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen në fjalë dhe […]

Pas incidentit të rëndë që u shënua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku gjatë transmetimit live të spektaklit të Big Brother Jozi goditi Gjestin, Top Channel menjëherë lajmëroi policinë për ngjarjen në fjalë.
Shërbimet e policisë shoqëruan në komisariat Jozefin Markun, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen në fjalë dhe u la i lirë rreth orës 05.00 të mëngjesit, raporton TCH.
Ky është momenti kur banori pas eliminimit, del nga shtëpia dhe futet në makinën e policisë me pranga në duar.
Jozefin Marku u rikthye në shtëpinë e Big Brother disa javë më parë, teksa ka pasur një raport të mirë me Gjestin gjatë kësaj periudhe, ku bashkë kanë shkëmbyer batuta dhe situata gazmore brenda shtëpisë, të cilat janë pritur mirë nga publiku jashtë.
Mbetet e paqartë arsyeja që shtyu Jozin të godiste Gjestin, teksa ai do hetohet në gjendje te lirë nga prokuroria e Tiranës.
Momenti kur Jozi e godet shuplakë Gjestin gjatë spektaklit…