Policia në Ferizaj dhuron lule në nder të Ditës së Gruas

Në kuadër të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, Policia Rajonale e Ferizajt ka organizuar aktivitete simbolike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Përmes projektit “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”, policia ka shpërndarë lule në të gjitha sheshet kryesore

Policia në Ferizaj dhuron lule në nder të Ditës së Gruas

Në kuadër të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, Policia Rajonale e Ferizajt ka organizuar aktivitete simbolike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes projektit “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”, policia ka shpërndarë lule në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hani i Elezit, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe barazisë.

Në kuadër të kësaj fushate, u theksua rëndësia e raportimit të dhunës.