Policia: Një i vde*kur dhe 2 të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Klinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni goditur një veturë ku ndodheshin tre persona. Rastin e konfirmoi për FrontOnline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Sot, rreth orës 12:35 minuta, Policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ja goditur nje veturë. Policia, Zjarrëfiksit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni goditur një veturë ku ndodheshin tre persona.
Rastin e konfirmoi për FrontOnline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot, rreth orës 12:35 minuta, Policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ja goditur nje veturë. Policia, Zjarrëfiksit dhe ambulanca kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestarë për një person ja konstatu vdekjen në vend-ngjarje gjersa të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Në vend ngjarje kanë dal edhe hetuesit e aksidenteve. Gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori i shtetit”, ka thënë Gashi.