Policia sekuestron municion, uniforma e pajisje ushtarake në një fshat të Leposaviqit
Në një aksion të Policisë së Kosovës të kryer gjatë ditës disa kilometra brenda kufirit Kosovë – Serbi në fshatin Rodel në komunën e Leposaviqit janë gjetur e sekuestruar armë, municion e pajisje ushtarake. Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se operacioni i policisë është duke vazhduar ende, ndërsa numëroi materjalet e konfiskuara. […] The post Policia sekuestron municion, uniforma e pajisje ushtarake në një fshat të Leposaviqit appeared first on Albinfo.

Në një aksion të Policisë së Kosovës të kryer gjatë ditës disa kilometra brenda kufirit Kosovë – Serbi në fshatin Rodel në komunën e Leposaviqit janë gjetur e sekuestruar armë, municion e pajisje ushtarake.
Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se operacioni i policisë është duke vazhduar ende, ndërsa numëroi materjalet e konfiskuara.
“Një pushkë njëtytëshe, kontakt pushke, 19 fishekë për pistoletë, një çantë me 45 fishekë për armë të gjatë, një palë dylbi për snajper, një kuti me 11 fishekë për armë gjuetie, një çantë me katër karikator të zbrazët, gazmaska, pajisje ushtarake për ushqim, pajisje për ndihmë të parë, literaturë të ndryshme, substanca të dyshuara të eksplozivit, gjaketë me mbishkrimin ‘Mbrojtja Civile’ në gjuhën serbe dhe rreth 40 uniforma ushtarake të ndryshme”, tha ai.
Hoxha bëri të ditur se një person është shoqëruar në polici lidhur me rastin.
The post Policia sekuestron municion, uniforma e pajisje ushtarake në një fshat të Leposaviqit appeared first on Albinfo.