Porti në Skoci do të shndërrohet në qendër për energjinë e erës/ Britania pritet të investojë 55.7 milionë paund
Britania do të investojë 55.7 milionë paund në Portin e Cromarty Firth në Skoci për të zgjeruar atë dhe për ta shndërruar në një qendër për energjinë e erës detare lundruese. Ky investim është pjesë e objektivit të Britanisë për të dekarbonizuar sektorin e elektricitetit deri në vitin 2030, duke rritur përdorimin e energjisë rinovueshme [...]Read More...

Britania do të investojë 55.7 milionë paund në Portin e Cromarty Firth në Skoci për të zgjeruar atë dhe për ta shndërruar në një qendër për energjinë e erës detare lundruese.
Ky investim është pjesë e objektivit të Britanisë për të dekarbonizuar sektorin e elektricitetit deri në vitin 2030, duke rritur përdorimin e energjisë rinovueshme si energjia e erës detare.
Turbinat lundruese, që nuk janë të ankoruara në fund si turbinat tradicionale, mund të vendosen në thellësi më të mëdha, ku shpejtësitë e erës është më të fortë dhe janë më pak të dukshme për komunitetet.
Megjithatë, kostot teknologjike për këto projekte janë aktualisht më të larta dhe shumë pak porte kanë kapacitetin për të mbajtur strukturat e mëdha.
Ky investim fillestar do të mundësojë që porti të sigurojë financim të tjera nga investitorë të tjerë dhe pritet të bëhet operacional deri në fillim të vitit 2028.
/ abcnews.al