Presidenca reagon pas certifikimit të Listës Serbe nga KQZ
Presidenca e Kosovës ka reaguar pas certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke thënë vendimi duhej të ishte kolegjial. Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, për Front Online ka thënë se vendimet për certifikimin e partive duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së. “Procedurat e vendimmarrjes në KQZ

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke thënë vendimi duhej të ishte kolegjial.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, për Front Online ka thënë se vendimet për certifikimin e partive duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së.
“Procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj. Sa i përket procesit të certifikimit të partive, neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial. Për më tepër, duhen pasur parasysh edhe parimet dhe rregullat e përcaktuara në nenin 14, që lidhen me këtë proces. Respektimi i këtyre procedurave është jetik për të garantuar funksionimin kushtetues dhe të ligjshëm të KQZ-së”, ka thënë Kupina. Theksojmë se KQZ e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, në ditën e fundit të vitit 2024.