Presidenti francez: Sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se sulmi me thikë i së shtunës, i cili la të vdekur një person dhe të plagosur tre të tjerë në Francën lindore, ishte “terrorizëm islamist”. “Është pa asnjë dyshim akt terrorizmi islamist”, tha ai para gazetarëve. Pas sulmit, zyra e prokurorisë së anti-terrorit konfirmoi se po hetonte […] The post Presidenti francez: Sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist” appeared first on Albinfo.

Presidenti francez: Sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se sulmi me thikë i së shtunës, i cili la të vdekur një person dhe të plagosur tre të tjerë në Francën lindore, ishte “terrorizëm islamist”.

“Është pa asnjë dyshim akt terrorizmi islamist”, tha ai para gazetarëve.

Pas sulmit, zyra e prokurorisë së anti-terrorit konfirmoi se po hetonte rastin, pasi sipas deklaratës një person sulmoi oficerët e policisë në qytetin Mulhouse duke bërtitur “Allahu Akbar” të shtunën pasdite.

Një kalimtar i rastit u vra pasi u përpoq të ndërhynte, ndërsa tre oficerë të policisë u plagosën, përcjell albinfo.ch.

I dyshuari është arrestuar.

The post Presidenti francez: Sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist” appeared first on Albinfo.